Metodë e re për marrjen e vizës zvicerane, s’ka më radhë të gjata për kosovarët

17:58 / E enjte, 14 Qershor 2018

Duke ju referuar njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muajit shtator të këtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen.

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtator të këtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vite edhe për Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta InfoPress.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (këngëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, do të kryhen siç kanë qenë më parë në ambasadën e Zvicrës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400