Militantët e VV-së brohorasin fort “Albin, Albin”

16:49 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Më shumë se tre minuta simpatizantët e Albin Kurtit, duartrokitën e brohoritën për të, përderisa ngjitej në skenë për paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie. Militanët e VV-së thërrisnin “Albin, Albin”, për siç e quajnë vetë ata “babën e Vetëvendosjes”.

Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës se sotme paraqiti platformën e tij për kryetar të Lëvizjes. Por ky tubim u injorua nga anëtarët e partisë të shumtë në numër të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje nga postet brenda partisë. Bashkë me ta, këtë tubim e injoroi edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ende nuk e ka ndarë rrugën se a do të pozicionet kah krahu i Kurtit apo i Molliqajt.

Sidoqoftë, këtë ngjarje Shpend Ahmeti e shikoi drejtpërdrejt në Facebook, përderisa rastësisht apo qëllimshëm po qëndron në Tiranë.

Shikojeni se si brohorisin militantët e VV-së për Albin Kurtin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400