Ministri i Arsimit: Studentët e kolegjeve private do t’iu nënshtrohen provimit shtetëror

12:01 / E diell, 14 Janar 2018

 

Ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka paralajmëruar se përpos masave që po ndërmerr në arsimit publik, po mendon të vendosë rregull edhe në kolegjet private. Ka thënë se Shteti do të organizojë provim shtetëror për studentët e privatëve posa ata të përfundojnë studimet.

“Jam i interesum që bashkërisht të gjejmë zgjidhje, në të kundërtën ligji do të vendos minimumin provim shteteror. Studentët do t’u nënshtrohen provimit shteteror ne momentin kur e përfundojnë  një program të caktuar në një fakultet të caktuar”, ka paralajmëruar Bytyqi.

“Pra, nuk mundemi t’i mbyllim sytë para një gjendje të tillë reale që sot ekziston. Ne sot e dimë që kemi një numër të jashtëzakonshëm të studentëve nëpër këto kolegje, që baraspesha e vlerës së diplomës dhe dijes nuk janë të barabarta”, ka shtuar ai.

Në një intervistë për gazetënfjala, ai ka thënë se universitete publike të hapura në vitet e fundit nuk do të mbyllen, por do të shikohet baza ligjore e funksionimit të tyre dhe cilësia. Nëse s’i plotësojnë kriteret ligjore, ai ka paralajmëruar degradimin e tyre në Fakultete dhe lënien e vetëm dy Universiteteve Publike.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400