Ministri Bytyqi tregon se kush është emëruar kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

19:32 / E premte, 20 Prill 2018

 

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka është zgjedhur kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni. Bytyqi ka thënë se emërimi i tij është bërë në komunikim të drejtpërdrejtë (online) me 3 anëtarët ndërkombëtarë, të cilët edhe kanë votuar për këtë emërim.
Ky është statusi i plotë i Bytyqit në Facebook:

Si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot kam ftuar takimin e parë konstituiv të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ku në praninë e 5 anëtarëve vendorë të këtij Këshilli dhe në komunikim të drejtpërdrejtë (online) me 3 anëtarët ndërkombëtarë, me shumicë të votave, kryetar i KShC-së u zgjodh, z. Gazmend Luboteni.

Kam uruar anëtarët e KShC-së për detyrën e re, që është një angazhim i rëndësishëm që kërkon punë dhe përgjegjësi të lartë karshi interesave të komunitetit arsimor dhe qytetarëve të Kosovës.

Mbledhjen konstituive, e drejtova bazuar në rregulloren e KShC-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ, sipas të cilit ministrit të Arsimit i takon të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive deri në momentin kur zgjidhet kryetari i Këshillit.

Anëtarët e KShC-së lexuan edhe deklaratën e betimit, me të cilën u zotuan se do të kryejnë me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën që iu është besuar, ndërsa gjatë gjithë takimit komunikimi me anëtarët ndërkombëtarë të KShC-së ka qenë i drejtpërdrejtë

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400