Ministri Bytyqi u prit nga drejtori i Departamentit të Arsimit të Iowas

20:17 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar takimet në shtetin e Iowas të ShBA-ve, ku po qëndron për vizitë zyrtare. Sot, ai është pritur nga drejtori i Departamentit të Edukimit të Iowas, Ryan Wise, ndërsa ka vizituar edhe Hawkeye Community College dhe Iowa University.

Gjatë takimit me drejtorin e Departamentit të Edukimit, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve në shumë segmente, bashkëpunim ky, i cili do t’i kontribuojë edhe ngritjes së cilësisë në arsim. Ndër të tjera, në takim është biseduar për bashkëpunim sa i përket licencimit të mësimdhënësve dhe në nivelin parafillor të arsimit.

Ndërsa, me udhëheqësit e Hawkeye Community College, ministri Bytyqi ka biseduar për mundësitë e funksionalizimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e mobiliteteve të studentëve dhe profesorëve. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e trajnimit të trajnerëve në fushën e bujqësisë për shkollat profesionale në Kosovë.

Edhe në vizitën në Iowa University, ministri Bytyqi ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket mobilitetit të studentëve dhe profesorëve, thuhet në komunikatën për media.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400