Ministri i jashtëm gjerman-Haradinajt: Ratifikojeni demarkacionin që qytetarët të udhëtojnë pa viza (Video)

20:15 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i cili ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare ka thënë para gazetarëve se është i gëzuar që ka vullnet të zgjidhet çështja e demarkacionit në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, raporton Indeksonline.

“Faleminderit për mundësinë që ma dhatë të jem mysafir i juaji për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. I përgëzoj gjithashtu qytetarët për 10 vjetorin e pavarësisë. Gjermania është një nder vendet e para që kanë njoftë shtetësinë e Kosovës e cila duhet të jetë krenare për arritjet e veta”, ka thënë kryediplomati gjerman.

Sfidat janë ende të mëdha, dhe sipas tij, gjermania do të jetë një partner i qëndrueshëm edhe me tutje.

“Ka sfida që duhet të zgjidhen si zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave, çështja e gjyqësorit të pavarur etj”, ka deklaruar Sigmar Gabriel.

Ai ka thënë se duan që ta ndihmojnë Kosovën në zbatimin e shtetit ligjor dhe ti ofrojë asaj asistencë për aq sa munden.

“Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400