Ministri Lekaj inauguroi rrugë të reja në Junik e Deçan

16:18 / E mërkure, 18 Tetor 2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Kuçi, inauguruan fillimin e punimeve për rrugën Junik-Gjeravicë, segmenti Junik-Lugu i gjatë, në gjatësi rreth 7 kilometra e 856 metra..

“Kjo rrugë ka impakt pozitiv sidomos në zhvillimin e turizmit. Ne nuk do te ndalemi së investuari në infrastrukturën rrugore, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, të turizmit, të bujqësisë dhe ndërrmarrësisë. Siç e dimë, për shkak të infrastrukturës së dobët nuk kemi pasur zhvillim të tillë, prandaj e them se Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn do të mbështesë fuqishëm këto segmente që janë jetike për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Ndërsa kryetari Kuçi e falënderoi ministrin Lekaj, për këtë projekt madhor për komunën e Junikut.

Ministri Lekaj, i shoqëruar edhe nga Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit aktual të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, inauguroi fillimin e punimeve të disa rrugëve të fshatit Gllogjan, në gjatësi prej 6 kilometrash.

“Mendoj se këto rrugë duhet të ndërtohen sipas standardeve më të larta, sepse e mbajnë emrin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, Shpendit dhe Agronit që prehen qetë në këtë vend. Lavdi dëshmorëve dhe për ne është nder dhe krenari që sot na është dhënë rasti që në emër të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Haradinaj së bashku me bacin Hilmi i cili është simbol i gjithë asaj që ne e kemi fituar, të nisim këto rrugë moderne”, tha ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400