Ministri Lluka del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm

12:12 / E premte, 20 Korrik 2018
Aktualisht Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është marrë në pyetje në procesin gjyqësor ku është i akuzuar për konflikt interesi, bashkë me ish-sekretaren e përgjithshme Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Eliana Naka.

Lluka, ka mohuar që ai ose dikush i afërt të kenë pasur ndonjë përfitim nga vendimi për subvencionimin e OJQ Jakova Innovation Center. Gjithashtu, edhe e akuzuara tjetër, Eliana Naka, ka mohuar të ketë pasur ndonjë përfitim nga vendimi për subvencionimin e OJQ-së në fjalë.

Si Lluka ashtu edhe Naka, ishin bërë pjesë e organizatës me një vendim të ish-ministres, Mimoza Kusari – Lila.

Pasi që seanca e fundit në këtë rast është mbajtur në muajin dhjetor, kryetari i trupit gjykues, Hamdi Ibrahimi, rinisi shqyrtimin gjyqësor, derisa u konsideruan të lexuara aktakuza dhe fjalët e hyrëse.

Dy të akuzuarit në seancën përfundimtare, sërish janë deklaruar të pafajshëm në akuzat ndaj tyre, dhe gjithashtu, është bërë leximi i provave dhe prezantimi i provave të reja.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400