Ministri Lluka flet për gjendjen në Telekomin e Kosovës

13:20 / E enjte, 14 Qershor 2018

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e rradhës plenare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur mbi gjendjen në Telekomin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pas funksionalizimit të bordit të Telekomit, është kërkuar nga ta që të llogaritet dëmi i shkaktuar nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, ndërsa momentalisht është në procedurën e vlerësimit të dëmit që është shkaktuar.

“Me marrjen e detyrës, e kemi funksionalizuar bordin e e Telekomit. Pastaj menjëherë është kërkuar nga ky bord që të llogaritet dëmi në fjalë, dhe tashmë është në procedurën e vlerësimit dhe është çështje muajsh deri në marrjen e vendimeve, pra është në ekspertizën e bordit të telekomit”, ka thënë Ministri Lluka.

Ndryshe, në rend ditë të kësaj seancë është edhe Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj për vendimet e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400