Ministri serb: Ky shtet do të na ndihmojë për ta bllokuar Kosovën, nuk është Rusia e as Kina!

10:15 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

49

Spanja është i vetmi shtet evropian i cili mund ta bllokojë Kosovën për t’u inkorporuar në institucionet e BE-së. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, njëherësh ministri për inovacion, Nenad Popoviq.

Ai ka deklaruar se Serbia ka një “kartë të artë” në duart e saj sa i përket qëndrimit të Madridit që Kosova të hyjë në institucione evropiane vetëm si pjesë e rajonit të Serbisë.

“Ne kemi një rezolutë 1244. Ne kemi përkrahjen e miqve tanë, Rusisë dhe Kinës të cilat kurrë nuk kanë qenë më të fortë. Ne po ashtu kemi pesë shtete në BE që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe nuk janë dakord për vendimin e pavarësisë së Kosovës. Unë mendojë se qëndrimi i Serbisë është i mirë dhe vetëm duhet të jetë i mençur dhe i durueshëm”, deklaroi Popoviç.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400