Ministri Yagcilar takohet me delegacionin nga SHBA të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)

16:01 / E mërkure, 16 Maj 2018

Ministri Yagcilar ka takuar sot një delegacion të MCC (Millennium Challenge Corporation – Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) nga SHBA me të cilët kanë diskutuar procesin e hapjes së të dhënave në Republikën e Kosovës.

 Ministri Yagcilar vlerësoj lartë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe partneritetin që po ndërtohet me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) për të adresuar sfidat kryesore për zhvillimin e vendit.

Ministri Yagcilar njoftoj delegacionin me zhvillimet e fundit në hapjen e të dhënave në Kosovë, duke veçuar: miratimin e kartës për hapjen e të dhënave; përfshirjen e dispozitave të veçanta për të dhëna të hapura në ligjin e ardhshëm për qasje në dokumente publike dhe informacion që pritet të miratohet gjatë këtij viti; përgatitjen e raportit të vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave sipas metodologjisë së Bankës Botërore; fillimin e procesit të inventarizimit të të dhënave si dhe fillimin e punës për ndryshimin e portalit kombëtar për të dhëna të hapura

Ministri Yagcilar deklaroj se “Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës prodhojnë një gamë të gjerë të dhënash në kryerjen e detyrave shtetërore. Këto të dhëna duhet të vihen në dispozicion për përdorim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke krijuar një mekanizëm të ri të llogaridhënies, informimit dhe transparencës. Hapja e të dhënave do të ndikoj edhe në rritjen e besimit të qytetarëve në administratën publike, do të ndihmoj në identifikimin e sfidave për kapacitetet administrative dhe menaxheriale të sektorit publik, do të mbështesë inovacionin dhe zhvillimin ekonomik si dhe do të ketë ndikim pozitivë në dizajnimin e politikave publike efektive në zgjidhjen e problemeve ekonomike e sociale në shoqëri”.

Ministri Yagcilar ofroj bashkëpunimin e plotë të Ministrisë së Administratës Publike për MFK-në në zbatimin e aktiviteteve për hapjen e të dhënave.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400