Ministrit Lekaj i kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ për homologim

07:59 / E premte, 18 Maj 2018

Vetëm një muaj pasi ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologimin e mjeteve rrugore, është kërkuar që t’i nënshtrohet procesit të rishikimit.

Kjo pasi ai bie ndesh me disa nene të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe njëkohësisht fuqizon monopolin 10-vjeçar të kompanisë “EuroLab” edhe pas vitit 2019. Një kërkesë të tillë e ka bërë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili edhe pse kishte dhënë rekomandime lidhur me këtë udhëzim administrativ gjatë kohës së konsultimeve, ato nuk ishin marrë parasysh.

Ndërsa shfuqizimin e tij, e ka kërkuar Grupi parlamentar i LDK-së, përmes deputetes Hykmete Bajrami. Ajo ka paralajmëruar se nëse nuk shfuqizohet, si Grup parlamentar do të ndërmarrin masa të tjera për të kundërshtuar këtë udhëzim

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400