Molliqaj: PDK –ja e LDK-ja pjellë e Serbisë dhe SHIK-ut

17:36 / E mërkure, 11 Janar 2017

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se PDK-ja duke mos votouar reciprocitetin me Serbinë e vazhdoi nënshkrimin e Kosovë.

 Ai në Facebook ka shkruar se ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk i japin nënshkrimet për të hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk i jep votat për reciprocitet me Serbinë.Ky është postimi i plotë:

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400