Molliqaj tregon për akuzat absurde të Kurtit: Më thanë që s’po punoj e po rri me analista

22:57 / E enjte, 17 Maj 2018

 

Deputeti i PSD’së Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, po rrëfehet në Pressing për problemet që ka pasur me liderin e VV’së Albin Kurtin. Ai thotë se së fundmi përderisa ishte akuzuar edhe se nuk po kryente detyrat e tij në parti.

Molliqaj, i cili deri në qershorin e kaluar ishte Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes, thotë se ka marrë akuza nga Albin Kurti se nuk po punonte dhe se nuk po merrej me organizime.

Tutje deputeti i PSD’së thotë se bashkëpunëtori i tij për shumë vite është ankuar se Molliqaj po rrinte me analista e nuk po kryente detyrën e tij.

Nga ana tjetër, Molliqaj thotë se ai ishte angazhuar në matjen e opinionit sepse kishte besuar se kjo do të tregonte gjendjen reale të partisë. /Express/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400