Mori një plumb në kokë, shqiptari në Gjermani i mbijeton vdekjes

23:49 / E martë, 10 Janar 2017

Gjenda e shqiptarit, i cili u qëllua dje me dy plumba në qytetin gjerman të Visselhövede, “është stabilizuar”, raporton sot media gjermane “Haz”, duke cituar burime nga policia.

46-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit është qëlluar nga dy persona me motor, të cilët janë ende në arrati. Ngjarja ndodhi në prani të vajzës së 46-vjeçarit, e cila nuk është lënduar fizikisht.

Policia ka njoftuar se ka gjetur të braktisur motorin e dy autorëve të krimit.

Dyshohet se ngjarja ka motiv hakmarrjen dhe autorët janë shqiptarë.

46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, ai u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, ku jeton së bashku me familjen në një apartament me qira.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400