Mosmiratimi i Rezolutës për Haradinajn ngjallë shqetësim -Parlamenti po bën lojëra politike

15:39 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

 

Mosmiratimi i Rezolutës për Ramush Haradinajn në Kuvendin e Kosovës ka ngjallë shqetësim edhe për Ballin Kombëtar Demokrat, transmeton InfoPress.

Sipas tyre Parlamenti ka treguar joseriozitet dhe po bën lojëra politike në sy të qytetarëve.

Sipas tyre ky është treguesi më i mirë që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi.

Ata i bëjnë thirrje gjithashtu edhe BE-së që sa më parë të largojë nga lista e arrestimeve të Interpolit të gjithë  çlirimtarët e Kosovës./InfoPress/

Ja potimi i plotë:

Balli Kombëtar Demokrat shpreh shqetësimin për mosmiratimin në Kuvend të Rezolutës për z.Haradinaj.

Ky Parlament tregon joseriozitetin e vetë dhe shihet qartë që edhe në rastet e ndieshme që kanë të bëjnë me interesat shtetërore, ky pushtet e sheh më shumë të arsyeshme që të bëjnë lojëra politike në sy të qytetarëve.

Për fat të keq edhe kësaj radhe nuk patë gatishmëri për një qëndrim të përbashkët mes forcave politike në Kuvendin e Kosovës. Kjo tregon më së miri që kjo Qeveri duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi, për të hapur rruga zgjedhjeve të reja, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta zgjedhin një qeveri më të përgjegjshme e cila punon për interesat e tyre.

Sa më gjatë ky pushtet të qeverisë me vendin, dëmet do të jenë akoma më të mëdha për shtetin dhe qytetarët e saj. Balli Kombëtar Demokrat i bën thirrje BE së që sa më parë të heq nga lista e arrestimeve të Interpolit, të gjithë çlirimtarët e Kosovës, të deponuara nga Serbia qysh nga koha e Millosheviqit.

Me respekt Balli Kombëtar Demokrat

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400