Muharrem Nitaj: Haradinaj është ndaluar nuk është arrestuar

22:24 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka mohuar se lideri i partisë së tij Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze, por sipas tij ai është ndaluar në aeroportin e Baselit pas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004.

Nitaj, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë, i ka bërë thirrje shteteve evropiane që t’i japin fund “lojës së Serbisë me këto urdhërarreste”, siç është shprehur ai.

“Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore”, tha Nitja.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij dërguar mediave:

E para lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është arrestuar por është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004. Njoftimet për arrestimin e tij nuk janë të sakta.Mirëpo pavarësisht prej kësaj, ndalimi i tij qoftë edhe për një kohë të shkurtër, është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës!Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore.Njëkohësisht autoritetet e Prishtinës duhet të ndërprejnë çdo kontakt me Beogradin, derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga logjika fashiste e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës!

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400