Muhaxheri thotë se më shumë pati jehonë deklarata e tij për Kryeministër se bombardimi i Sirisë

21:03 / E martë, 17 Prill 2018

 

Kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
Anëtari i LDK’së, Gazmend Muhaxhiri pranon se tha se do të mund të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër.

“Kam thënë se mund të jem kandidat për kryeministër”, tha Muhaxhiri.

Por, ai u befasua me jehonën që mori kjo deklaratë.

“Sa e pashë prej opinionit prej opinionit publik dhe qëndrimeve që u mbajtën dy-tre dië më shumë pati jehonë deklarata ime se bombardimet në Siri”, theksoi ai.

“Është mirë që me pas pretendime”, tha ai, duke i quajtur demokratike pretendimet e tilla.

“Në LDK nuk ka klane por ka individ që kanë ambicie me udhëheq këtë vend në vitet që vijnë”, tha ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400