Mujka: Autoritetet komunale në veri po e mbajnë peng hapjen e urës

16:02 / E shtunë, 26 Maj 2018

Ura kryesore në Mitrovicë, ende jashtë funksionit, ani pse punimet për ri-vitalizmin e urës ka kohë që kanë përfunduar. Zyrtaret e Komunës së Mitrovicës Veriore nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, ndërsa Zyra e BE-së që ka mbikëqyrur këtë proces thotë se punimet janë duke vazhduar.

Punimet në urën kryesore të qytetit të Mitrovicës kanë përfunduar, muaj më parë. Megjithatë ura, nuk është e hapur për qarkullim. Banorët të cilët jetojnë në jug të Mitrovicës , thonë se për të qarkulluar me veturë në anën tjetër të qytetit,ata përdorin rrugët alternative.

‘’Po normal që na pengon se s’po kemi me vetura si me lëviz po duhet rreth e rreth me dale në atë anë. Me siguri politike. Ma ngatë ma mirë mundësi  ma e mirë për neve se sa mu sillë në atë anë.’’

‘’Unë edhe kështu ashtu qarkullojë se punoj ne veri, kemi edhe rrugë të tjera alternative p.sh është edhe ajo ura lindore në atë anën tjetër është andej kah Suhodolli po mendoj është ajo pjesa .Por nëse hapet ura kryesore shumë do të ndihmonte edhe në qarkullim të njerëzve sado kudo  edhe njerëzit po hekin derisa po vijnë naltë në gjykatë pse me pagu ‘’

Askush në këtë qytet nuk e di se kur mund të hapet ura. Këtë e di vetëm Zoti, shprehet një qytetar serb në veri të Mitrovicës.

“ Nuk e di pse po zgjaten punimet, mua aspak s’po me pëlqen krahasuar me punimet një pjesën jugore apo Vushtrri e Prishtinë. Aktualisht kundërmon erë dhe fëmijët s’mund të lozin . Sërish edhe kjo do të ndërrohet”

Autoritetet komunale në veri, ditëve të fundit po heqin një pjesë të rrugës së shtruar me gurë katror. E gjithë kjo, për tu dukur se punimet nuk kanë përfunduar. Por qytetarët serb thonë se kjo po bëhet për të shpëlarë para.

“Tani përsëri do t’i heqin kockat,dhe do të mbjellin portokaj , krejt kjo është vetëm shpëlarje parash. Në fakt vetëm Zoti e din se çfarë po bëhet, një ditë mund t’i heqin edhe këto, kjo vetëm është shpëlarje parash”

“Nuk e di se çfarë po bëjnë më por kjo është shpërlaje e parave. Çfarë mendoni ju,tani  thonë  se duan ta mbyllin atë lart, kjo nuk ka kuptim. Shikoni ka filluar nga rruga  Knjaz Mihajlo paramendo çfarë budallallëku .Tash thonë se duan ta hapin rrugën atje poshtë drejt Knjaz Mihajlo-s paramendo  e krejt kjo për mua është budallallëk”

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka thotë se autoritet komunale në Mitrovicën veriore po e mbajnë peng hapjen e urës.

Kjo po bëhet më qëllim që të negociohen edhe një herë kufijtë administrativ thotë Mujka.

“Po promovohet një finale e dialogut dhe Rakiqi shpreson ta mbajë peng çështjen e urës që të negocioj edhe një herë kufijtë administrativ. Kufijtë administrativ janë të përcaktuar edhe me pakon e Ahtisarit por edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe dihet 4 fshatra në veri të Mitrovicës i takojnë Komunës jugore.  Intenca e Rakiqit  dhe e strukturave serbe është që kufirin ta zbresin deri te shtrati i lumit Ibër dhe në një mënyrë të jetë edhe një kufi natyror dhe shumë më i lehtë për tu administruar sipas projektit të ardhshëm të Asociacionit të Komunave Serbe”

Asnjë zyrtarë serb në Komunën Veriore nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet apo edhe për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje.

Kurse zyra e BE-së në Kosovë thotë se “punimet në urë dhe në atë pjesë janë duke vazhduar dhe tani po hyjnë në fazën finale. BE beson se kjo do të përfundoj shpejt”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400