Mungesa e institucioneve e lë Kosovën pa 15 milionë eurot e FMN’së

22:11 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

 

Zvarritja e formimit të institucioneve po i shkakton dëme të mëdha vendit. Kosova humbi 15 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngase marrëveshja për kredi, e paraparë të nënshkruhet në qershor, dështoi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.
Përfaqësuesi rezident i FMN’së për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një përgjigje me shkrim për Kohavisionin, ka thënë se kredia e planifikuar për Kosovën skadoi, pasi që ishte kohë zgjedhjesh dhe vendi ishte pa Qeveri, .

Në anën tjetër, kryeshefi i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje do të pengojë realizimin e shumë projekteve të parapara me këtë kredi.

Kosova kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015.

Vlera e saj ishte rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, e cila skadoi 4 gushtin e këtij viti. Ndërsa, Kosova që nga 2009-a është pjesë e këtij fondi.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400