Mustafa kujton Enver Malokun: Po punohet për zbardhjen e vrasjes së tij

12:04 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Me rastin e 18-vjetorit nga vrasja e anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, kryeministri Mustafa dhe anëtarët e kësaj partie, kanë bërë homazhe para lapidarit të Malokut, aty ku u vra, në lagjen “Bregu i Diellit”

Kryeministri i vendit Isa Mustafa bashkë me anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te lapidari i të ndjerit Enver Maloku në lagjen “Bregu i Diellit”, aty ku edhe u vra më 11 janar të vitit 1999.

Kryeministri tha se do të punojnë që të zbardhet vrasja e Enver Malokut dhe se fajtorët të dalin para drejtësisë.

Mustafa së bashku me familjarët e Enver Malokut, përkujtuan veprën e tij, për të cilin Mustafa tha se në kohë të vështira për kosovarët, ishte Enver Maloku i cili dha kontributin e tij për qytetarët e vendit.

“Ai është një prej figurave më të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë, sepse ai kontribuoi për çlirimin e pavarësisë së vendit”, ka thënë Mustafa.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim, e cila gjatë viteve 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”. Ai u vra nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400