Nderohen të rënët në Stagovë të Kaçanikut

08:49 / E hëne, 21 Maj 2018

Sot në Stagovë të Kaçanikut, do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të të rënëve për lirinë e Kosovës.

 Manifestimi përkujtimor mbahet me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 në Stagovë të Kaçanikut: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në këtë ditë do të nderohet edhe dëshmori Kemajl Thaçi i rënë në Runjevë.

Manifestimi mbahet në ora 13:30 në shkollën fillore “Agim Bajrami” në Stagovë të Kaçanikut.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400