“Në atë moment mu errën sytë”/ Paloka rrëfen momentin kur ngriti monitorin në Parlament

09:05 / E martë, 17 Prill 2018


Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka folur në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për episodin e pakëndshëm gjatë seancës së të enjtes së kaluar kur ai ngriti një monitor për ta hedhur në drejtim të qeverisë.

Nënkryetari i PD-së e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili hodhi ujë në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment.

Ministri i Jashtëm i fshehur pas gardës qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…” – thotë Paloka.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400