Në Ditën e Çlirimit, Lladrovci me bashkëpunëtorë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve

12:37 / E enjte, 14 Qershor 2018

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Bashkë më të ishin edhe nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Shefin e Kabinetit, Flamur Curri dhe drejtorët e drejtorive komunale, Kryesuesin e Kuvendit, Labinot Halilaj dhe asambleistë, si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Drenas, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik, Gllobar, Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek të Vjetër (varrezat e dëshmorëve dhe martirëve).

Dita e Çlirimit të Drenasit do të vazhdon me aktivitete të ndryshme, duke filluar me Seancë Solemne të Kuvendit, pastaj hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit, shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e Kulturës, zbulimi i pllakës së dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e sporteve, ndeshja sportive në nderim të dëshmorit Hysni Jetullahu, Koncerti Festiv dhe aktivitetet përmbyllen me Finalen e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400