Në Itali plas debati: Vërtet duhet të shkojmë në Shqipëri?

01:45 / E diell, 14 Janar 2018

 

Emisioni i fundit i programit “Dalla vostra parte” (Nga anët tuaja) i transmetuar në 10 janar në TG4 u është kushtuar italianëve që lënë vendin e tyre për të jetuar dhe punuar jashtë.

Një pjesë të rëndësishme e kanë zënë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri.

Ata thonë se këtu jetojnë mirë pasi mund të hapësh një biznes të ri brenda ditës, taksat janë më të ulëta, çmimet më të ulëta dhe kostoja e jetesës më e lirë. (shiko nga minuta e 12-të në videon më poshtë). Por pyetja që u ngrit në emision ishte nëse italianët vijnë në Shqipëri për shkak se “këtu kanë gjetur Amerikën” apo për tu shpëtuar taksave në vendin e tyre?

Përpara se të pyeteshin italianët ndoshta një pyetje duhet tu ishte drejtuar edhe shqiptarëve nëse janë të lumtur që jetojnë në Shqipëri?/lapsi.al/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400