“Në Kosovë ka produkte të falsifikuara”

09:52 / E martë, 17 Prill 2018
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, që është prioritet, pas një hetimi të departamentit përkatës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marr masa mbrojtëse për qumështin.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, ka mirëpritur vendimin e MTI-së për masat mbrojtëse për qumështarët.

“Ne kemi kërkuar më parë nga MTI-ja që të ndërmarrë masa. MTI nga kërkesa jonë ka dalë në teren dhe ka hulumtuar. Si rezultat dje jemi njoftuar që MTI-ja ka vënë taksë për prodhimet nga Bosnjë, që do të paguajani 17 % taksë. Komisioni i MTI-së, ka vlerësuar se ka një lloj dampingu nga prodhimet e Bosnjës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Memaj ka kërkuar që të hiqen nga tregu prodhimet e falsifikuar me produkte të ndryshme. ‘Ka produkte që janë të falsifikuar me produkte të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij tregu i Kosovës duhet të pastrohet, pasi që këto produkte po e dëmtojnë shumë prodhimin vendor.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, tha se për të arritur qëllimet dhe për të realizuar kërkesat e tyre, më parë kanë protestuar në Prishtinë.

“Ka shqetësim për importin e vajit të palmës dhe ky produkt po përdoret”, tha ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400