Në Kosovë mund të ketë incidente, thotë Beogradi

15:52 / E mërkure, 11 Janar 2017

Pas parashikimit të sulmeve të shqiptarëve nëpër përfaqësitë diplomatike të Serbisë në Perëndim, Beogradi tash parasheh edhe incidente në Kosovë.

 Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se në periudhën e ardhshme nuk mund të përjashtohen incidente për shkak të situatës në Kosovë.“Ka paralajmërime se shqiptarë ekstremë dhe sidomos ish –pjesëtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB -së mund të ndërmarrin ndonjë aksion eventual të dhunës” ka thënë Drecun pas takimit në këtë Këshill mbajtur larg medieve e që ka zgjatur tri orë.

“Nuk mund të përjashtohen incidentet në periudhën e ardhshme, sidomos marrë para sysh situatën pas arrestimit ë Ramush Haradinajt”, ka thënë Drecun.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve informative të Serbisë të cilët kanë folur për situatën e sigurisë ë Kosovë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400