Në Prishtinë filloi konferenca dy ditore rajonale me drejtuesit e policive

15:13 / E enjte, 17 Maj 2018

Nën organizimin e Policisë së Kosovës, e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, sot filloi konferenca rajonale dy ditore me drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, e cila po mbahet në Kosovë.

 Ashtu siç është bërë e ditur nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha.

Kjo konferencë ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

Më poshtë deklarata zyrtare e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, të realizuar sot gjatë kësaj konference.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400