Në Shalë të Bajgorës myslimanët vazhdojnë traditën e faljes me plis (Foto)

12:46 / E martë, 21 Gusht 2018

Ashtu edhe sikurse festave të tjera islame, myslimanët në Shalë të Bajgorës kanë falur namazin e Kurban Bajramit me plisa në kokë.

Aty pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare.

Falja e namazit të Bajramit në xhaminë e këtij fshati është bërë tashmë traditë të falet në këtë mënyrë.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400