Nehat Thaçi pranon pozitën e re të drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

12:07 / E enjte, 10 Maj 2018

Nehat Thaçi ka filluar sot zyrtarisht punën në drejtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike e punës time si ministër i Drejtësisë. Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane” ka shkruar Tahiri.

Ministri ka theksuar se pos sigurisë, institucionet korrektuese do të kujdesen edhe për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave në vuajtje të dënimit.

“Tashmë këtij Shërbimi, do t’i qasemi me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit” ka përfunduar Tahiri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400