Nëna kosovare që e festoi Fitër Bajramin me sofrën thatë

18:26 / E hëne, 18 Qershor 2018

Valdete Dema është një nënë e re e cila rrit e vetme djalin 10 vjeçar të sëmurë nga epilepsia.
“Nënë, te axha kishin torte. Po djali im, a të kamë thënë që edhe ne do t’i blejmë. Dhe kështu na shkon dita, i blejmë sot e i blejmë nesër”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Valdete Dema bisedën me djalin e saj të sëmurë.

Përveç mungesës së ushqimit e veshmbathjeve, kjo nënë rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë.

“Jam këtu nga viti 2015, dhe deri më tani nuk kam paguar qera. Por tani pronari më ka thënë me dalë, dhe nuk më kanë mbetur as dy muaj. I jam falënderuese atij që deri tani asnjëherë nuk erdhi te dera”, shprehet nëna.

Pa përkrahje të familjes e të institucioneve, Valdete Dema tregon të vetmen zgjidhje që e ka në kokë.

“Veç me marrë djalin e me dërgua në jetimore, dhe me i thënë vetes nuk po mundem ma me jetua, dhe njëherë e mirë me zgjidh problemin e vetes dhe së paku e di që djali rritet në jetimore”.

Një kulm mbi kokë i sigurt dhe një përkrahje e sado e vogël financiare, do të rriste shpresën për jetë, të kësaj nëne të pashpresë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400