Nenad Rashiq flet për mosmarrëveshjet brenda Listës Srpska (Video)

22:32 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për mosmarrëveshjet brenda subjektit partiak serb në Kosovës.

Ai ka treguar se këto marrëveshje kishin filluar me emërimin e deputetes Mirjana Jevtic si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, që më pas rezultoi edhe me dorëheqjen e saj.

Rashiq ka thënë se shumica e deputetëve të listës serbe kishin kundërshtuar emërimit të Jevtic, edhe pse sipas tij, ish-ministri Ljubomir Maric e kishte tepruar me qëndrimet e tij.

Deputeti ka treguar se nuk ka pasur konsultim paraprak të kryeministrit Mustafa me deputetët e listës serbe për emërimin e Jevtic dhe siç thotë Rashiq, për këtë ishte i njoftuar vetëm kryetari i grupit parlamentar të listës serbe, Slavko Simic.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400