Nënkryetari i Prishtinës: Komuna nuk ka marrë informatë për zëvendësimin e flamurit “Te Rrethi”

19:49 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka reaguar ndaj zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të kryeqytetit “Te rrethi”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Komuna nuk ka marr asnjë informatë se ky flamur do të zëvendësohej.

Ja postimi i plotë i Pacollit:

Mbi temën e shumëpërfolur të flamurit tek zona e ‘Rrethit’ në hyrje të kryeqytetit, ndjej obligim të sqaroj gjithë qytetarët e Prishtinës se përkundër deklaratave publike që kanë qarkulluar sot në portale, Komuna nuk ka marrë informatë mbi zëvëndësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror. Sidoqoftë, më shqetësues është fakti që një temë e tillë është mediatizuar pa pasur nevojë duke pasur parasysh edhe ngarkesën emocionale që përçon.

Një një pikë, besoj se pajtueshmërinë e kemi të gjithë. Flamuri kombëtar personifikon unitet dhe forcë për gjithë shqiptarët kudo që janë. Ai nuk zëvendësohet as fizikisht në shtizë por as në zemrën e secilit shqiptar.

Prishtina e respekton simbolin shtetëror dhe fatmirësisht, ka pasur mjaft hapësira të tjera për ta bërë atë edhe më viziv në këtë dekadë të shtetësisë ku reflektojmë dhe punojmë për të ardhmen me synimin që të ecim përpara e t’i sheshojmë sa më shumë që të jetë e mundur problemet dhe tendencën dashakeqe për të krijuar dallime të paqena. Unë mbes me shpresë që vendosshmëri të tilla si kjo sonte, të demonstrohen nga autoritetet në gjithë territorin e vendit dhe jo vetëm tek Rrethi në hyrje të Komunës së Prishtinës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400