Nënshkruhet marrëveshje mes Kryetarit të Komunës së Junikut dhe Koordinatorit Hoti

18:05 / E hëne, 10 Dhjetor 2018

Nënshkruhet marrëveshje mes Kryetarit të Komunës së Junikut dheKoordinatorit Hoti

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Junikut z. Agron Kuçi për realizimin e Programit Nacional përRininë në nivelin lokal.

Hoti theksoi se komuna ka rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e programit dhe se mbështetja e tyre është e domosdoshme.

“Përmes këtij programi nxënësit do të kenë hapësirën e munguar për të praktikuar atë që e mësojnë në shkollë. Gara do ta gjallërojë shkollën, shtëpinë, qytetin dhe gjithë Kosovën sepse nxënësit do të shpërblehen dhepuna e tyre do të publikohet. Me këtë program për herë të parë qeveria po kthehet tek nxënësit dhe po investon për ta”, tha Koordinatori Hoti.

E kryetari Kuçi e mirëpriti programin duke thënë se një program i tillë i ka munguar Kosovës. “Ky program i ka munguar Kosovës. Unë uroj që të jetë i përhershëm sepse implementimi i tij do të ketë impakt të jashtëzakonshëm. Unë besoj se përmes këtij programi do ta ketë rritje të cilësisë në arsim sepse gara e stimulon mësimi. Ju garantoj mbështetjen e komunës sime përkëtë program sepse ky program është dashur të bëhej moti”, theksoi kryetari Kuçi.

Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë z. Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Junikut të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400