Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë, ja cilët deputetë mund t’i takoni

18:18 / E enjte, 12 Korrik 2018

 Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në Mitrovicë, të premten, më 13 korrik 2018, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani. 

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400