Nga Tahiri te shefat e Policisë, Italia i `dorëzon`Shqipërisë 30 emrat e përmendur në përgjime

15:41 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Në dosjen me mbi 400 faqe të Prokuroria Italiane disponon me përgjimet për Habilajt, përmenden 30 emra.

Burime të “Panorama” nga Prokuroria shqiptare konfirmuar se autoritetet italiane i kanë sjellë prokurorisë shqiptare një listë me 30 emra. Këto emra përmenden tek të gjitha përgjimet e kryera. Italia i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të nisin hetim duke filluar nga Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm, tek shefat e Policisë së Shtetit. Secili prej këtyre emrave thanë burimet, përmendet në përgimet e Habillajve.

Habilajt janë përgjuar edhe në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj tyre

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar, në bazë të ligjit AntiMafia.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të ABC News, sipas të cilave hetimi pasuror nisi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj dhe bashkepunetoreve te tjere ne trafikun e droges.

Ne pergjime permendet edhe ish-ministri Saimir Tahiri. Ai përmendet nga kushëriri i tij Moisi Habilaj, i cili thotë se “30 mijë Euro duhet t’ia çoj Saimirit”. Në përgjime të tjera, ai et se si Saimiri ton 5 milionë Euro në muaj, por që për fushatë elektorale i duhen më shumë se 20 milionë Euro.

Sipas burimeve të ABC News, rezulton gjithashtu që një pjesë e këtyre përgjimeve ndaj Habilajve të jenë bërë në Vlorë nga Interforca Italiane.

Ish-shefi i Antidrogës në Fier dhe ish-kreu i Kurit në Vlorë, Dritan Zagani deklaroi dje në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Habilajt bënin jetë përrallore që nuk justikonin të ardhurat e tyre të ligjshme.

Ai tha se ligjërisht në vitin 2010 kishin marrë një kamion për transport mallrash drejt Italisë, ndërkohë që biznesmenë të tjerë më të fuqishëm se ata dhe që janë të ndershëm, nuk bëjnë atë jetesë sikurse vëllezërit Habilaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400