NISMA akuzon PDK-në në Drenas për dëmtimin e demokracisë

11:35 / E mërkure, 24 Janar 2018

 Nisma për Kosovën ka akuzuar degën e PDK-së në Drenas se po e dëmton demokracinë në këtë qytet. Sipas tyre, mos lejimi i mbajtjes së seancës e ka dëmtuar demokracinë duke mos lejuar opozitën që të shpreh qëndrimet e veta.

“PDK-ja e dëmtoi demokracinë në Drenas duke pamundësuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme nëpërmjet votimit !!!Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar anëtarë dhe përkrahës të NISMA për Kosovën, dje ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Drenasit e thirrur nga opozita e vërtet ku për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar edhe Asamblistët tanë nga NISMA për Kosovën. E potencuam me lartë opozita e vërtet sepse disa Asambleist u thirren si të pavarur gjatë periudhës së zgjedhjeve madje edhe u thirren se gjoja janë opozitë, por përfunduan nen kraharorin e pushtetit aktual të PDK-së ku përfundimisht e demaskuan fytyrën e tyre të vërtet.

NISMA për Kosovën – Dega në Drenas konsideron se mos lejimi i vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme e dëmtoi demokracinë duke mos e lejuar opozitën ti shpreh qëndrimet e veta në lidhje me seancën e thirrur. NISMA për Kosovën – Dega në Drenas është e përkushtuar në rrugën e saj opozitare në Drenas, gjithmonë e përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve të qytetareve të Drenasit si dhe trajtimit të tyre në Kuvendin Komunal në Drenas si institucioni më i lart vendimmarrës në nivel Komune, thuhet në komunikatën e Nisem dega në Drenas”, thuhet në komunikatën e NISMA-s.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400