NISMA: Nëse nesër nuk lirohet Haradinaj vendi futet në një krizë të thellë

21:11 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Nisma për Kosovën pret qe nesër kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të lirohet nga arresti dhe të kthehet në Kosovë.

Në të kundërt, nëse ish komandantit të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit i vazhdohet paraburgimi, atëherë vendi do të futet në një krizë të thellë. Kështu ka paralajmëruar deputeti i kësaj partie, Enver Hoti.

Ky i fundit thotë se vazhdimi i mbajtjes në paraburgim i liderit të AAK-së do të përbente cenim të lirisë dhe shtetësisë se vendit.

Hoti ka komentuar edhe dështimin e Kuvendit të Kosovës, i cili pas 9 orë diskutimi nuk qe në gjendje qe të miratojë asnjë nga rezolutat e propozuara ku do të kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish kryeministrit të Kosovës.

“Dështimi i Kuvendit për mua nuk është i papritur.  Partitë në pushtet dhe shumica parlamentare kanë marrë vendime të dëmshme për vendin edhe kjo është në vazhdën e dështimeve. Veprimet e mazhorances janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit e me theks të veçantë kundër njerëzve qe trashëgojnë vlera qe janë simbol Ilirisë dhe të padiskutueshme”, ka thënë Hoti për ‘Indeksonline’.

Nesër pritet qe një nga Gjykatat në Francë të shqyrtoj kërkesën e AAK-së për lirim me kusht të kryetarit të kësaj partie. Poashtu, gjykata do të vendos edhe për kërkesën e shtetit serb për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400