Një vit pa rrymë elektrike, familja nga Merova ushqehet me bukë e çaj (VIDEO)

21:34 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Familja Salihi nga fshati Merovë tashmë një vit është pa rrymë elektrike. Për shkak kushteve të vështira financiare, nuk kanë mundur të paguajnë faturat, andaj janë shkyçur nga rrjeti elektrik.

E vetmja dritë në dhomën e tyre është kjo llambë. Miradiu tre vjeç, shpesh herë shkon tek televizioni, me shpresë që mos po ndizet. Borxhi që është mbledhur për rrymën ka arritur në 600 euro.

I zoti i shtëpisë Arif Salihi, me lot në sy, tregon se sa e rëndë është t’i rrisë fëmijët pa të ardhura. Ai thotë se kërkon punë, por nuk mund të gjen, ndërsa nuk mund të bëjë punë të rënda, pasi ka dhimbje në pjesën e gjoksit.

“Po ndjehem shumë keq, kur po vijë tek shpija fëmijët po më shohin nga duart, mos ndoshta kam ndonjë gjë për ata, por unë nuk kam. Fëmijët po i sheh njëri është 3 vjet ndërsa i vogli tani i mbush një vjet, dhe nuk di se si t’ia bëjë”, tha Arif Salihi.

Si janë fëmijët me shëndet?

“Fëmijët janë mirë por këtu nuk kemi mjek në fshatin tonë dhe duhet ti dërgojë deri tek fshati tjetër dhe duhet ta paguash një veturë që të dërgon deri tek fshati tjetër ajo kushton 1 mijë denarë ashtu”, shtoi Salihi.

Përveç gjitha problemeve, Arifi tani ka edhe një brengë. Drunjtë që i kishte siguruar për dimër po i harxhohen, pikërisht tani në mes të dimrit.

E zonja e shtëpisë thotë se ushqimi i vetëm për fëmijët e saj është përsheshi me çaj.

“Ju bëjë përshesh me çaj nuk kam tjetër gjë”, tha Fidajete Fazliu.

Çdo dit ju bënë çaj?

“Po”, shtoi ajo.

Kjo familje nuk merr as ndihmë sociale. Ata lutën për lëmoshë, me shpresë se dikush do t’ua zgjatë dorën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400