Njësia speciale e Kosovës arrestoi tre serbë në Ranillug që kontrabandonin armë

18:29 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës në fshatrat Ranilug dhe Korminjan në Anamoravën e Kosovës janë arrestuar serbë të cilët ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale, njoftoi “Veçernje Novosti” e Beogradit.
Siç transmeton Gazeta Express, në aksionin e sotëm janë arrestuar tre serbë. Sipas përfaqësuesit të përfaqësuesit të serbëve lokalë, janë arrestuar Dejan Cvetkoviq (35), i punësuar në komunën Ranilug, si dhe Milanka (52) dhe Bozhidar Cvetkoviq (70) nga Korminjani. Të tre ata ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale.

Banorë lokalë serbë për gazetën beogradase kanë thënë se pjesëtarët e ROSU kanë hyrë me armatim të plotë në dy fshatrat dhe aksioni ka zgjatur nga ora 11 deri në 5 pasdite.

Forcat speciale, me armatim të plotë dhe të shoqëruar edhe me autoblinda, fillimisht kanë shkuar në një kafene, në pronë të Nenad Cvetkoviqit, të cilin s’e kanë gjetur aty, ndërsa më vonë e kanë bastisur shtëpinë e tij, ku i kanë arrestuar të shoqen Milankën dhe të atin Bozhidarin.

Informatën për arrestimin e tre serbëve për televizionin lokal RTV Puls e ka konfirmuar kryetari i Komunës Ranilug Vladica Aritonoviq.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400