Njoftim për prishtinasit: Nesër vini mbeturinat para shtëpive, kompania ka ndryshuar orar

18:23 / E mërkure, 13 Qershor 2018

 

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë, ka njoftuar se do ta bëjë grumbullimin e mbeturinave një ditë para festës së Fitër Bajramit, dhe jo sipas orarit të rregullt.

Ata bënë të ditur se kjo do të vlejë vetëm me rastin e kësaj feste, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët prishtinasë që t’i vendosin mbeturinat para shtëpisë sipas orarit të planifikuar.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e kompanisë “Pastrimi”:

Njoftohen të gjithë qytetarët që shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të amvisërisë i planifikuar sipas orarit të rregullt me rastin e  festës së BAJRAMIT dt. 15.06.2018 do të kryhet një ditë më herët, pra ditën e Enjte, me dt.14.06.2018.

Ky ndryshim i orarit vlen vetëm me rastin e Festës së Bajramit.

Kërkojmë nga ju qytetar të jeni bashkëpunues me ekipet e shërbimit të mbeturinave të Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë dhe t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë juaj sipas orarit të planifikuar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400