O’Connell: Puna e gazetarit jetike, por e rrezikshme

12:30 / E enjte, 03 Maj 2018

Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connell, në Ditën Botërore të Lirisë së medias, ka thënë se puna e gazetarit është jetike, por edhe e rrezikshme.

Ai në profilin e tij në Facebook, Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connell është shprehur se duhet të bëhet gjithçka që munden për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre.

“Puna e gazetarit është jetike por gjithashtu e rrezikshme. Shtypi i lirë është themel për lirinë dhe demokracinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre”, ka shkruar në një postim në Facebook.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400