OEK prezanton benefitet për biznesin pas anëtarësimit në OBT

08:23 / E martë, 19 Qershor 2018
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të organizojë sot një konferencë për media për të diskutuar mbi rëndësinë e anëtarësimit te Kosovës ne Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Fjala hyrëse do te jete nga Safet Gërxhaliu kryetar i OEK-u i cili do te prezantoje rëndësinë dhe benefitet për komunitetin e biznesit.

Nga ana tjetër znj. Sytrime Dervisholli- drejtore e Departamentit te Tregtisë në MTI, do te njoftoje mbi statusin aktual te Kosovës dhe hapat e ndërmarrë deri me tani ne përafrim te legjislacionit dhe përgatitjes se vendit për aplikim për anëtarësim ne OBT.

Edhe Naim Huruglica, ekspert i fushës, do te diskutoje mbi procedurat dhe hapat qe duhet ndërmarrë për anëtarësim në këtë organizate!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400