Pa rrymë në temperatura minus 25 gradë celsius

08:31 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Në temperatura të ulëta deri në minus 25 gradë celsius qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike, të cilat Kompania për Distribuim dhe Shpërndarje të Energjisë elektrike (KEDS) i arsyeton me ndaljen e njësisë A4 të termocentralit “Kosova A” të KEK-ut dhe me mungesë të energjisë së disponueshme në rajon për import.

Megjithëkëtë, zyrtarë të KEK-ut thonë se problemet me bllokun A4 janë shkaktuar vetëm të dielën, por që ata kanë ngritur kapacitetet në blloqet e tjera dhe prapë kanë prodhuar në mbi 85 për qind të planifikimit.

Komunat më të prekura me reduktime janë: Mitrovica, Skënderaj, Vushtrria, Drenasi dhe Istogu. Madje në disa fshatra ka pasur reduktime deri në tri ditë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400