
Pacolli paralajmëron njohje të reja
19:19 / E martë, 17 Prill 2018
Pavarësisht raportimeve të shumta për tërheqjen e disa njohjeve të shtetit të Kosovës, zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë letër për diçka të tillë. Behgjet Pacolli në një prononcim për Indeksonline ka thënë se jo që do të ketë tërheqje të njohjeve, por shumë shpejt do të vijnë lajme të mira nga disa shtete që po shqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës. “Jemi duke punuar më shumë shtete. Procesi është i gjatë për njohje, por jemi duke punuar me intensitet. Do të kemi njohje të reja”, ka thënë Pacolli. Ndër të tjerash ai ka thënë se deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiq janë vetëm dëshirë e tij. “Deklarata e Daçiqit është më tepër shprehje dëshirash ku tregon shpirtin distruktiv të tij”, ka shtuar ai. Pacolli thotë se lajmet që kanë qarkulluar fillimisht në mediat serbe për terhejqe të njohjeve janë vetëm spekulime. “Nuk kemi me shkrim asnjë tërheqje të njohjeve deri më tani përpos deklaratave politike të individëve të lidhur për një apo tjetër arsye me Beogradin”, ka shtuar ai.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Basha i hap rrugën rikthimit të Topallit në PD
-
Këshilltarja e Haradinajt godet LDK’në: Tradhtuat VLAN’in për poste
-
Berisha tregon e kujt ishte këmba mbi gurin e dikurshëm të kufirit Kosovë-Shqipëri
-
Hysen Berisha tregon se cila ishte simbolika e kapelës se tij të kaltër
-
Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike
-
Detajet e shpërthimit në banesën e drejtorit të burgjeve
-
Dreshaj propozon një ndryshim në ligjin për veteranët
-
Shpërthim tritoli në derë të shtëpisë drejtorit të burgjeve
-
A ka pasur FARK? Berisha i kundërpërgjigjet Bukoshit
-
Departamenti Amerikan i Shtetit raporton për rrahjen e Arbana Xharrës
-
Këshilltarja e Haradinajt i kujton LDK-së “tradhtinë për postet qeveritare”
-
“Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë”
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Diskutojnë për raportin, por nuk e kuptojnë
-
Kur Haradinaj thoshte se Thaçi nuk i ka as dy ditë shkollë
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy fëmijët e zhdukur [Foto]
-
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
-
Mbi 3 mijë nxënës i nënshtrohen testit PISA
-
Serbët me 2 % të popullësisë në Kosovë, mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës!