Pacolli: Sllovakia e Greqia s’do ta pengojnë Kosovën

23:49 / E mërkure, 21 Mars 2018


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka folur për raportet e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Pacolli ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Greqia e Sllovakia nuk do të përbëjnë pengesë për integrimin evropian të Kosovës.

Ai ka thënë se në takime që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë sllovakë e grekë ka marrë garanci se Sllovakia e Greqia “nuk do ta pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj”.

Përkundrazi, Pacolli ka thënë se këto dy shtete “do ta mbështesin” Kosovën.

Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka paralajmëruar se Kosova do të hapë zyra diplomatikë në një të ardhme të afërt në Sllovaki dhe në Greqi

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400