Pacolli: Vetëvendosje është jashtë realitetit

23:36 / E mërkure, 21 Mars 2018

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur studiot e televizionit T7 për të folur për herë të parë, pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Duke komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku votimi i demarkacionit u pengua disa herë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e së cilës hodhën gaz lotsjellës, Pacolli ka thënë se ata “duhet ta shohin botën më ndryshe”.

“S’mund të aplikosh dhunë ndaj pronës tënde… e cila është krijuar me mund, mjete e djersë”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“S’mund ta shkatërrosh në mënyrë arbitrare”, ka theksuar kreu i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka dënuar veprimet e partisë së Albin Kurtit, duke thënë se ato në mënyrë arbitrare edhe rrezikuan shëndetin e njerëzve.

“Është dashur ta dinë se dhuna i takon së kaluarës”, ka thënë Pacolli.

“Në këtë mënyrë është vepruar në vitet 50. Sot jetojmë në një realitet krejtësisht tjetër”, është shprehur ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400