Palokaj: Serbia po tenton të bëjë reale ndarjen e Kosovës

21:27 / E enjte, 12 Korrik 2018

Gazetari dhe njohës i zhvillimeve në Evropë, Augustin Palokaj, në një deklaratë për Alsat M ka folur për rëndësinë e ftesës që NATO i ka bërë Maqedonisë për anëtarësim.

Në këtë drejtim Palokaj tha se kjo ftesë është dashur të bëhet qysh në kohën kur ishte ftuar edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, për ë përmbyllur një kapitull – atë të ndryshimit ë kufijve në Ballkan.

Në këtë drejtim ai ka thënë se kjo mbetet edhe çështje e hapur ngase Serbia po tenton ta jetësojë planin e ndarjes së Kosovës.

“Me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO po mbyllen disa tema të hapura si çështja e ndryshimit të kufijve, në kohën kur ende është  e hapur çështja e  e ndryshimit të kufijve të Kosovës sepse Serbia po mundohet të bëjë real opsionin e ndarjes së Kosovës, nuk mund të zhduken as idetë për ndarje të territoreve të tjera prandaj me Maqedoninë në NATO dhe NATO-n  në Kosovë e Kosovën në NATO e kemi të qartë atë që ka të bëjë me kufijtë…”, ka thënë ai.

Palokaj ndër tjerash ka komentuar po ashtu për kushtin që BE i ka dhënë MAqedonisë për të implementuar marrëveshjen me Greqinë rreth emrit në mënyrë që të marrë datën e nisjes së negociatave për anëtarësim. Ky kusht, sipas tij, ka logjikë.

“Nuk është edhe aq shumë e pazakonshme sepse pas ftesës ka vetëm procedura që mbarojnë me ratifikimin e anëtarësimit nga vendet anëtare për vendin që është i ftuar për tu bërë anëtare mirëpo duke pasur parasysh që Maqedonia e kishte kushtin edhe që nga 2008 dhe tash ky kusht është përmbushur ën formën e marrëveshjes me Greqinë atëherë është e natyrshme që të pritet që në kohën kur vazhdon procedura të përmbyllet edhe procedura e implementimit ë marrëveshjes”, ka thënë Palokaj.

Sipas tij me Maqedoninë dhe sa më shumë vende të Ballkanit  në NATO rritet siguria dhe zvogëlohet ndikimi rus tek ky rajon, që më pas mund të shtrihet vetëm te një pjesë e vogël e popullatës serbisht e rusisht folëse në rajon. Mungesa e Maqedonisë në NATO sipas tij ka ndiku edhe në destabilizime të brendshme të këtij shteti dhe pasigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400