Pamje pas aksionit të policisë ku u arrestuan pesë serbë (Video)

15:57 / E martë, 10 Korrik 2018
Policia e Kosovës sot arrestoi pesë persona të komunitetit serbë në rajonin e Gjilanit.

Të arrestuarit ishin të dyshuar për veprimtari kundër sigurisë në Kosovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë ne Gjilan, Jetish Maloku bëri të ditur më herët për lajmi.net se të njëjtit pas intervistimit janë liruar.

Televizioni Publik serb i cili ishte prezent në vendin e ngjarjes ka publikuar pamje të policisë gjatë aksionit.

Sipas fshatarëve të Shillovës gjashtë policë së bashku me 30 pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës kanë bastisur shtëpitë e tyre për rreth gjashtë orë.

Mediat serbe raportuan se aksioni kishte të bënte me largimin e disa pjesëtarëve serbë të FSK-së nga shërbimi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400