Pandeli Majko në Drenas, te Ramiz Lladrovci të cilin e quan vëlla (Foto)

15:49 / E mërkure, 11 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet Pandeli Majko, njofton kumtesa komunale.

 Në këtë takim, Lladrovci ka falënderuar Majkon për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.“Falënderoj mikun tim të veçantë, për këtë vizitë, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci duke i propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të investojnë në Drenas.

 

Pandeli Majko ne Drenas

Ndryshe, Pandeli Majko, në kohën e fushatës për zgjedhjet në Drenas, që u mbajtën më 4 dhjetor, kishte përkrahur Ramiz Lladrovicin.

Madje, siç raporton Periskopi Majko e quan vëlla Lladrovcin.

sdfsfsf

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400